Flash News

E-TJERA

Ndërtimi i spitalit të Fierit/ Banorët sërish në protestë, policia ‘blindon’ zonën

Ndërtimi i spitalit të Fierit/ Banorët sërish në
Foto Ilustruese

Pronarët e truallit ku është planifikuar të ndërtohet spitali rajonal i Fierit kanë dalë sërish në protestë. Ata thonë se toka është i vetmi burim të ardhurash për ta, ndërsa kundështojnë ndërtimin e spitalit.

Banorët dolën edhe dje në protestë, ku theksuan se nuk janë dakord me vlerën e dëmshpërblimit që u jep qeveria. Ata nuk pranojnë që të shpronësohen për 300 lekë/m2.

Sot pritet që kryeministri Rama të shkojë aty ku do të ndërtohet spitali, ndërsa efektivë të shumtë policie kanë rrethuar zonën dhe nuk kanë lejuar grumbullimin e banorëve.

I pyetur lidhur me këtë çështje, Rama tha se shteti ka të drejtën të bëjë shpronësime.

Të fundit