Flash News

E-TJERA

Ndërtuan pa leje në Gjirin e Lalëzit, arrestohen dy persona

Ndërtuan pa leje në Gjirin e Lalëzit, arrestohen dy persona

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Durrës, pasi u kapën duke ndërtuar dy objekte pa leje në vijën bregdetare te Gjiri i Lalëzit.

Në pranga kanë rënë Resild Meta 29 vjeç, banues në Shijak dhe Mafmut Beja 57 vjeç, banues në Shkafanë, pronarë të objekteve që po ndërtoheshin. Po ashtu janë proceduar edhe dy punëtorët, Besard Doci dhe Urim Dama, të akuzuar për veprën penale "dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm".

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimet të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e stacionit të Policisë Manëz, gjatë kontrollit të territorit në vijën bregdetare te Gjiri i Lalëzit, kanë konstatuar ndërtimin e 2 objekteve pa leje.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasit:

R. M., 29 vjeç, banues në Shijak, Durrës, pasi në bregdet u konstatua duke ndërtuar një objekt me bazament betoni, konstrukt metalik dhe druri, pa lejen e organeve kompetente;

M. B., 57 vjeç, banues në Shkafanë, Durrës, pasi u konstatua duke ndërtuar në zonë bregdetare një objekt me themele betoni dhe konstruksion metalik e druri.

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm”, shtetasit B. D. dhe E. D. (punëtorë).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtjeshme.

 

 

Të fundit