Flash News

E-TJERA

Ndeshja me Kazakistanin/ Zbulohet formacioni zyrtar

Ndeshja me Kazakistanin/ Zbulohet formacioni zyrtar

Është publikuar formacioni zyrtar me të cilin Shqipëria do të luajë ndaj Kazakistanit, mesditën e sotme në orën 15:00.

Në këtë ndeshje kuqezinjtë e Edi Rejës do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, kjo edhe pas humbjes në ndeshjen e fundit ndaj Lituanisë në “Air Albania”, muajin e kaluar.

Përsa i përket formacionit, në fushë do të jenë 3 debutues, Broja në sulm, Kalaku në mesfushë dhe Kumbulla në mbrojtje.

Formacionet zyrtare:

Kazakistani: (5-3-2)  Pokatilov, Bistrov, Maroçkin, Jernalov, Kerimzhanov, Sumjumbajev, Kuat, Tagibergen, Abiken, Zainutdinov, Aimbetov.  Trajner: M. Bilek.

Shqipëria: (3-5-2) Berisha, Kumbulla, Gjimshiti, Dermaku, Trashi, Veseli, Bare, Abrashi, Kallaku, Broja, Manaj. Trajner E. Reja.

Të fundit