Flash News

E-TJERA

Ndihmoi “boss-in” e kriptomonedhave turke që të arratisej, policia jep detaje për arrestimin e 36-vjeçarit shqiptar

Ndihmoi “boss-in” e kriptomonedhave turke që të arratisej,

Policia ka reaguar për arrestimin e 36 vjeçarit shqiptar Edevaldo Haxhiu, i cili akuzohet se ndihmoi dhe mbështeti të arratisurin nga Turqia, "bos-in" e kriptomonedhave Faruk Fatih Özer.

Policia bën me dije se pas një hetimi të nisur në vitin 2021, nga autoritetet turke, Prokuroria e Tiranës ka regjistruar një procedim penal dhe ka kryer veprime të vazhdueshme në lidhje me verifikimin dhe ndjekjen penale të disa personave, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mashtrimi kompjuterik”.

Në kudar të operacionit "Gjurma" është arrestuar 36-vjeçari. Blutë bëjnë me dije se disa persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ngritur një skeme të mashtrimit nëpërmjet krijimit dhe shitjes së monedhave virtuale.

Ata kanë mashtruar një numër të madh të shtetasve të huaj, thotë policia. Mashtrimi i biznesmenit turk kap vlerën e rreth 2 miliard dollarë.

Edevaldo Haxhiu, sipas policisë, ka kryer veprime aktive që të ndihmonte turkun, duke e transportuar dhe e fshehur atë. Uniformat Blu po punojnë për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë skemë.

Të fundit