Flash News

E-TJERA

Ndihmoi në arratisjen e Ervis Martinajt, lihet në burg agjenti i Operacionales

Ndihmoi në arratisjen e Ervis Martinajt, lihet në burg agjenti i

Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për agjentin e Forcave Operacionale të Policisë së Shtetit, Jeton Lami.

Efektivi akuzohet për “Shpërdorim detyre” pasi ndihmoi në transportimin dhe arratisjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Pamjet filmike të sekuestruara nga Prokuroria e Kurbinit, tregojnë se Lami ka shoqëruar Martinajn bashkë me një vajzë në datën 5 gusht në një hotel në Durrës. Efektivi është rikthyer sërish më 6 gusht për ta rimarrë Martinajn dhe më pas nuk dihet gjë për të.

Ervis Martinaj u deklarua i zhdukur nga familjarët më 11 gusht. Ishte xhaxhai i Vis Martinajt që bëri kallëzim në polic duke deklaruar se prej ditësh kishin humbur kontaktet me të dhe se i druheshin një eliminimi nga grupet kriminale.

Të fundit