Flash News

E-TJERA

Ndihmoi në vrasjen e biznesmenit Nikulaj, arrestohet në Londër shtetësja britanike

Ndihmoi në vrasjen e biznesmenit Nikulaj, arrestohet në Londër

Autoritetet britanike në bashkëpunim me Policinë Shqiptare kanë arrestuar shtetasen britanike Harriet Bridgeman, e cila ishte pjesë e grupit kriminal që u pajtua nga Edmond Haxhia për ekzekutimin e Ardian Nikulajt në Shëngjin.

Sipas njoftimit të policisë Bridgeman është arrestuar pas shkëmbimit të informacionit dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.

Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon intensivisht punën, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen edhe të 2 personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës kërkimore për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj, falë bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë shqiptare dhe asaj britanike, pas shkëmbimit të informacionit, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, shtetasja britanike H. B.

Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon intensivisht punën, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen edhe të 2 personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen.

 

Të fundit