Flash News

E-TJERA

Ndihmoi refugjatët të kalonin drejt Greqisë, arrestohet sudanezi në Korçë

Ndihmoi refugjatët të kalonin drejt Greqisë, arrestohet sudanezi

Një 25-vjeçar nga Sudani është arrestuar në Korçë pasi ndihmoi dy refugjatë për të kaluar ilegalisht nga Greqia.

Refugjatët u pikasën në malin e Moravës. Transporti i tyre është bërë nga 25-vjeçari sudanez në bashkëpunim me shtetas të tjerë, të cilët dyshohet se ndodhen në Greqi.

“Si rezultat i hetimeve dhe punës operacionale intensive, të kryera me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në kufi, dhe konkretisht aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës, kundrejt parave, emigrantëve që synojnë të shkojnë në mënyrë të kundërligjshme në shtete të BE-së, strukturat e DVKM Korçë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Itinerari 3”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi M. S., 25 vjeç, banues në Darfur, Sudan.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë, të cilët dyshohet se ndodhen në Greqi, kanë ndihmuar 2 emigrantë për të kaluar ilegalisht nga Greqia në territorin e Shqipërisë nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e Devollit. Emigrantët e parregullt, janë konstatuar nga shërbimet e Sektorit të Hetimit të Krimit të DVKM Korçë, në malin Moravë.

Punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme”, njofton policia.

Të fundit