Flash News

E-TJERA

Ndiqte ambulancën për t’i ikur trafikut, e pëson shoferi në Tiranë

Ndiqte ambulancën për t’i ikur trafikut, e pëson shoferi

Një shofer është gjobitur dhe i është hequr patenta pasi për ti shpëtuar trafikut ndiqte ambulancën e cila ishte në shërbim emergjence.

Blutë bëjnë me dije se pasi është konstatuar shoferi është gjobitur me 40000 lekë të rinj.

Njoftimi :

Ndiqte ambulancën e cila ishte në shërbim emergjence, procedohet me masë administrative dhe pezullim të lejes së drejtimit, drejtuesi i automjetit.

Policia Rrugore e Tiranës në vijim të kontrolleve të ushtruara për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, ka konstatuar dhe ndaluar një automjet që ndiqte ambulancën e cila ishte në shërbim emergjence.

Ndaj drejtuesit të automjetit u vendos masa administrative 40000 lekë të rinj.

Policia Rrugore e Tiranës apelon që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në raport me rregullat e qarkullimit rrugor dhe veçanërisht për të mos ndjekur nga afër dhe shfrytëzuar progresionin e lëvizjes së mjeteve të emergjencave, me sisteme zanore dhe pamore ndezur.

Të fundit