Flash News

E-TJERA

Ndodh për herë të parë, Kisha katolike shqiptare organizon “Udhën e Kryqit” në sheshin ‘Nënë Tereza’

Ndodh për herë të parë, Kisha katolike shqiptare organizon

Ashtu si në Vatikan, Kisha Katolike Shqiptare organizon për herë të parë Procesionin e “Udhës së Kryqit”, përjetimin e Kalvarit të Krishtit të 14 Stacioneve të Tij, në Mjediset e Sheshit “Nënë Tereza.

Procesion do ta udhëheqë e celebrojë Atqipeshkvi Mitropolit të Dioqezës Tiranë-Durrës Shkëlqesia e Tij Monsinjor Arjan Dodaj, së bashku me Ambasadorin e Selisë së Shenjtë të Vatikanit në Shqipëri , Eminenca e Tij e Lartë Lugi Bonazzi.

Monsinjor Arjan Dodaj tregoi për Neës24 domethënien e ritit dhe shpjegoi procedurat fetare që ndiqen në këtë rast.

Siç e do tradita e krishterë, edhe ne mblidhemi së bashku në këtë shesh për të përjetuar momentet e fundit të jetës së Jezusit, udha e tij me kryqin e shenjë. Ne do të përshkojmë 14 ndalesa ku përjetojmë momente të ndryshme të mundimit të Tij.

Në to identifikojmë ecurinë e jetës sonë, mbarë njerëzimi është i shtypur nga pesha e kryqit.

Sot njeriu është i rrëzuar në shumë aspekti si lufta dhe krizat ekonomike.

Koloseu emblemë e këtij riti, ku Papët nga 19750 kanë dashur ta bëjnë këtë vend në qendrën e martirizimit të krishterëve të parë ku iu hidheshin kafshëve të egra kur nuk braktisnin fenë e të përqafonin fenë pagane të perandorëve.

Koloseu është vendi i persekutimit dhe martirizimit të krishterëve në mbarë botë”, tha Mosnjor Dodaj.


 

Të fundit