Flash News

E-TJERA

Ndotja e ujit të pijshëm në Krujë, tre zyrtarë nën hetim. Pezullohen nga puna

Ndotja e ujit të pijshëm në Krujë, tre zyrtarë nën

Tre person po hetohen nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë lidhur me ndotjen e ujit në Krujë, ku si pasojë u helmuan qindra banorë.

Nën hetim janë vënë Ledio Cela, administrator i Ujësjellës Kanalizime Krujë, Andi Kupa drejtues teknik në Ujësjellës Kanalizime Krujë, dhe Ervin Karafili, shefi i shërbimit të Epidemiologjisë së Krujës.

Mësohet se të tre personat janë pezulluar aktualisht nga detyra pasi dyshohen se janë përgjegjës për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i Detyrës” që me veprimet e tyre kanë lejuar ndotjen e ujit të pijshëm dhe dëmtimin e shëndetit të qytetarëve të Krujës.

Disa ditë më parë, afro 600 qytetarë përfunduan në urgjencën e spitalit të Krujës me shenja intoksikimi, e ardhur pas konsumimit të ujit të pijshëm. Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se në ujë është gjetur bakteri ‘enterokokus’ në depot e ujit.

 

Të fundit