Flash News

E-TJERA

"Ëndrra amerikane"/ Statistikat e vizave: Shqiptarët të parët në rajon, malazezët nuk e preferojnë SHBA-në

"Ëndrra amerikane"/ Statistikat e vizave: Shqiptarët të

Lotaria Amerikane tashmë është kthyer në një traditë të pazëvendësueshme disa vjeçare. Shqiptarët e kanë Amerikën, destinacion të preferuar për t’u shpërngulur.

E ashtuquajtura “Ëndrra amerikane” padyshim që për shqiptarët është rekord, gjë që e vërteton edhe një listë statistikash të publikuara nga Programi i Vizave të Diversitetit.

Shqipëria renditet në vend të parë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor lidhur me aplikimet për të hyrë në territorin e SHBA-së. Për vitin 2021, Shqipëria numëron 240.886 aplikantë. Në vitin 2020 janë 164.240 qytetarë që kanë aplikuar për të hyrë në SHBA, ndërsa për vitin 2019 janë 330.965.

Nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë destinacioni më pak i preferuar për Malin e Zi ku vetëm për vitin 2021 kanë aplikuar 2.969 qytetarë. Në vitin 2020 numëronte 3.120 aplikime për dalje dhe në vitin 2019 ishin 3.217 qytetarë që kishin kërkuar të udhëtonin drejt SHBA-ve.

Kosova numëron në vitin 2021, 21.391 aplikime për të dalë drejt SHBA-së. Për vitin 2021 në Maqedoninë e Veriut kanë aplikuar 23.894 qytetarë, ndërsa në Serbi janë 22.748 të tillë që kanë aplikuar për të shkuar në SHBA.

"Ëndrra amerikane"/ Statistikat e vizave: Shqiptarët të "Ëndrra amerikane"/ Statistikat e vizave: Shqiptarët të

Të fundit