Flash News

E-TJERA

Ndryshim në lidershipin e LSI? Braimllari: Është në dorën e Kryemadhit të paraqesë axhendën

Ndryshim në lidershipin e LSI? Braimllari: Është në

Më 25 korrik LSI do të mbajë konventën kombëtare me në fokus riorganizimin e të gjitha strukturave për zgjedhjet vendore të vitit 2023.

Në një intervistë për RTV Ora, Sekretari i Përgjithshëm i LSI Endrit Braimllari, u shpreh se konventa synon ndryshimin dhe riorganizimin, ndërsa sa i përket ndryshimeve në lidership tha se është në dorën e Kryemadhit për të paraqitur axhendën.

“LSI i ka bërë zgjedhjet për kryetarin e bashkisë, janë mbajtur më 5 dhjetor 2020. Në atë periudhë do të mbaheshin dhe zgjedhjet për strukturat e tjera drejtuese, kryesinë, sekretarin e përgjithshëm, nënkryetarët por për shkak të pandemisë kjo u shty. Ndaj ne do të plotësojmë nivelet e tjera drejtuese. Për sa i përket kreut të partisë është në vullnetin e zonjë Kryemadhi për të paraqitur agjendën në vazhdimësi të fuqizimit të rolit të LSI për zgjedhjet e 2023”, tha Braimllari.

Lidhur me rikthimin ose jo të Ilir Metës në krye të LSI, Braimllari tha se presidenti do të bëjë zgjedhjen e duhur sikurse ka deklaruar.

“Përfaqësimi i Metës  si Presidenti i vendit ka qenë dinjitoz dhe i ka dhënë atij institucioni rolin e një qytetari të vërtetë. Për sa i përket rolit të tij në politikë aktive, ai e ka bërë të qartë se do konsultohet me qytetarët dhe besoj është në zgjedhjen e tij. Zoti Meta është themeluesi i LSI, në politikën shqiptare ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm duke nxjerrë një ekip të ri në politikën shqiptare”, shtoi Braimllari.

Të fundit