Flash News

E-TJERA

Ndryshime dhe rikonfirmime në Drejtoritë Vendore të Policisë

Ndryshime dhe rikonfirmime në Drejtoritë Vendore të Policisë

Policia e Shtetit ka ndërmarrë ndryshime në drejtimin e disa Drejtorive Vendore. Drejtues Vilson Bala është emëruar në krye të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

Islor Islami është caktuar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, ndërsa Afrim Tafa do të ushtrojë përkohësisht detyrën e Drejtorit të Policisë në Durrës.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka vendosur të revokojë dorëheqjen e Drejtues Fatmir Hoxha, i cili drejton DVP Elbasan. Ky vendim është marrë si vlerësim për rezultatet e konsideruara pozitive dhe performancën e lartë të strukturës gjatë fundvitit 2025.

Si rrjedhojë, Fatmir Hoxha do të vijojë detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Të fundit