Flash News

E-TJERA

Ndryshojnë rregullat për t’u pajisur me abone, Bashkia e Tiranës njoftim për qytetarët

Ndryshojnë rregullat për t’u pajisur me abone, Bashkia e

Ndryshojnë rregullat për pajisjen e qytetarëve me abone mujore. Bashkia e Tiranës ka njoftuar se abonetë e përgjithshme dhe të linjës do të bëhet e shoqëruar me foto dhe do të plotësohet me emrin dhe mbiemrin e mbajtësit, si dhe mund t’i tërheqin ato te kioskat pranë stacioneve të autobusit.

Informojmë qytetarët se, mbështetur në kuadrin ligjor në fushën e transportit për shpërndarjen dhe pajisjen e udhëtarëve të transportit publik qytetës me bileta të pajtimit mujor (abone), sipas Udhëzimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë nr. 3743, datë 10.7.2017 “Mbi modelet dhe standardet e biletave të transportit rrugor të udhëtarëve, të ndryshuar), pajisja me bileta të pajtimit mujor (abone) të përgjithshme dhe linje bëhet e shoqëruar me foto dhe plotësohet me emrin dhe mbiemrin e mbajtësit. Pikat e shitjes se aboneve të përgjithshme ndodhen te kioskat pranë stacioneve të autobusit.

Për t’u ardhur në ndihmë studentëve, Bashkia bën me dije se pajisja me Kartelën e Pajtimit Mujor (Abone Studenti) bëhet në pikat e hapura posaçërisht, sikurse janë: kioska tek “Ushtari Panjohur”, rruga “Ludovik Shllaku”; kioska tek 9 – katëshet, rruga “Barrikadave”; kioska tek ish – 7 Xhuxhat, rruga “Elbasanit”, si dhe kioska pranë Inxhinierisë së Ndërtimit, rruga “Muhamed Gjollesha”.
Gjatë paraqitjes në këto pika, studentët duhet të kenë me vete Kartën e Studentit, si edhe foton”, thuhet në njoftim.

Të fundit