Flash News

E-TJERA

Ndryshon harta territoriale e Policisë së Shtetit, riorganizohen komisariatet në Tiranë

Ndryshon harta territoriale e Policisë së Shtetit, riorganizohen

Një ndarje e re territoriale është bërë në Policinë e Shtetit, konkretisht në Qarkun e Tiranës.

Kruja dhe Fushë-Kruja do të varen nga Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës, ndërsa Kavaja dhe Rrogozhina do të rikthehen në Drejtorinë e Policisë Durrës.

Komisariati i Krujës, që deri tani ishte pjesë e Durrësit, i bashkohet kryeqytetit dhe do të quhet komisariati nr.8. Policia në Vorë do të emërtohet si komisariati nr.7, ndërsa posta policore e Farkës kthehet në një nënstacion policor.

Po ashtu, është ngritur një grup i ri për krimin kibernetik dhe për ekzaminimet kompjuterike. Parashikohet edhe një riorganizimin për policinë kriminale.

Në sektorin e kundër narkotikëve është shtuar numri i efektivëve hetues dhe drejtoria e Tiranës do të ketë 2394 punonjës.

Të fundit