Flash News

E-TJERA

Ndryshon rregullorja, si do të kryhet procesi i votimit për kreun e ri të SPAK?

Ndryshon rregullorja, si do të kryhet procesi i votimit për kreun e ri

Procesi i votimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për drejtuesin e ri të SPAK do të bëhet sipas një rregulloreje të re.

Votimi nuk do të kryhet me dorë, por me letër. Çdo anëtar do të shënojë emrin e prokurorit të zgjedhur për postin e kreut të SPAK dhe bashkangjitur, edhe emrin e vet si votues.

Ndryshimi tjetër i rëndësishëm është se kryetari i KLP-së nuk do të ketë më dy vota në rast barazimi, por vetëm një, duke rritur kështu transparencën dhe qartësinë e procesit të përzgjedhjes.

Seanca ka nisur dhe është e hapur për mediat. Në tryezë janë të pranishëm Prokurori i Përgjithëshm, Ministria e Drejtësisë, projekti Eu4Justice dhe programi amerikan OPDAT.

Në garë janë katër prokurorë: Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gogaj dhe Klodian Braho.

Të fundit