Flash News

E-TJERA

Në “arrest shtëpie” për narkotikë, kapen sërish duke ujitur kanabisin

Në “arrest shtëpie” për narkotikë, kapen

Dy persona janë vënë në pranga në Vlorë, për kultivim kanabisi, në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Forest’.  

Siç bëhet e ditur në pranga janë vënë R. V., 23 vjeç dhe A. Ç., 49 vjeç, të dy me masë sigurie ‘Arrest shtëpie’ në fushën e narkotikëve. Gjatë kohës që ndodheshin në arrest shtëpie, ata merreshin sërish me kultivimin e bimëve narkotike.

Ndërkohë, në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tyre, R. H., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Tre të përmendurit më sipër, sipas policisë, brenda një parcele me ullinj në fshatin Trevllazër, kishin kultivuar 320 bimë kanabisi.

Gjatë operacionit, dy të arrestuarit u kapën në parcelë, duke u kujdesur për bimët narkotike. Gjatë hetimeve, i riu dhe 49-vjeçari janë filmuar teksa kujdeseshin për bimët.

Të fundit