Flash News

E-TJERA

Në fokus gjetjet e ODIHR, Glover takohet me Celibashin pas përfundimit të zgjedhjeve vendore

Në fokus gjetjet e ODIHR, Glover takohet me Celibashin pas përfundimit

Kryesuesja e misionit të OSBE/ODIHR, Audrey Glover katakuar kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Ajo ishte e shoqëruar dhe me anëtaret e tjerë të OSBE/ODIHR të cilët mbërritën në vendin tonë për të monitoruar nga afër zgjedhjet e 14 majit.

Në daljen e saj nga institucioni Glover nuk dha detaje, por mendohet se takimi është përqendruar te procesi zgjedhor i 14 majit dhe çështjet që lidhen me gjetjet e raportit të ndërmjetëm të ODIHR.

Ndërkohë në KQZ do të ketë një mbledhje ku do ketë vendimmarrje për rezultatin paraprak për kryetar të bashkisë së Rrogozhinës dhe këshillin bashkiak. 

Por kështu Celibashi do të shpallë rezultatin përfundimtar për Belshin. Për këto dy bashki opozita do të ketë kontestime dhe do të përcjellin në KAS ankimimet përkatëse. Për raportin përfundimtar do të duhet më shumë kohë.

Të fundit