Flash News

E-TJERA

“Në fushatë kemi çudira”, eksperti i IT tregon si e kontrollon Rilindja algoritmin e Facebook përmes 'Aktivistit'

“Në fushatë kemi çudira”, eksperti i IT tregon si e

Eksperti i njohur i IT, Gent Progni tregoi si po manipulon mazhoranca platformën Facebook, përmes mekanizmit të 'Aktivistit'. 

Në Syri tv, Progni tha se aktivitetit i aktivistëve në rrjetin social bën që algoritmi i Facebook të orientohet drejt faqeve që ata klikojnë, komentojnë apo shpërndajnë.

"Sot në fushatë kemi çudira të mëdha, profile që janë të bllokuara, kemi aktivistin që është aktiv me like, share, komente, sepse janë profile reale që bëjnë komente, like, share me detyrim. Nga aktivisti kemi edhe portale që janë pro qeverisë të cilat dalin si postime të aktivistit dhe aktivistët janë të detyruar nga aplikacioni t'i bëjnë like.

Veç faqeve të ministrave, kandidatëve të PS, kemi edhe portale të PS të cilat në mënyrë false marrin like dhe komente nga aktivisti. Administrata punon me detyrim në orarin e punës dhe vetë FB ka një pikë që thotë cdo like i sforcuar i bërë në mënyrë jo algoritmike është i dënueshëm deri në fshirjen e faqeve", tha Progni. 

Të fundit