Flash News

E-TJERA

“Ne gratë kemi ngrënë ndonjë grusht”, flet bashkëjetuesja e Arsen Muskurtit: Viktima na kërcënonte prej 5-6 vjetësh

“Ne gratë kemi ngrënë ndonjë grusht”, flet

Bashkëjetuesja e Arsen Muskurtit, Erisa Haspepa ka rrëfyer konfliktet mes vëllezërve Muskurti disa ditë pasi partneri i saj vrau me armë zjarri vëllain dhe kunatën e tij.

Në një intervistë për Euroneës Albania, ajo tha se konfliktet mes tyre kanë nisur prej 5-6 vjetësh. Sipas saj, Dritani (një nga viktimat), vëllai i bashkëshortit të saj ishte shumë konfliktual, kishte një temperament të vështirë dhe ishte gjithmonë shkaku i konflikteve.

Kemi pasur vazhdimisht konflikte, prej 5-6 vjetësh. Por që do të arrinte deri këtu s’ma merrte mendja. Një herë kërcënoheshin, pastaj rriheshin, i ndjeri kishte një temperament shumë të vështirë, e kërcënonte vazhdimisht. Im shoq ka qenë më i qetë, por mesa duket edhe qetësia ka një limit.

Edhe ne gratë kemi ngrënë ndonjë grusht kur jemi futur në mes të sherrit të vëllezërve. Edhe viktima, bashkëshortja ka qenë shumë konfliktuale”, u shpreh ajo.

Bashkëjetuesja e Muskurtit kërkoi ndihmë nga shteti për të mbrojtur atë dhe 6 fëmijët.

 “Ndihem shumë e rrezikuar për veten dhe fëmijët, ndihem e pambrojtur. Kam shkuar në një vend që nuk e di se ku jam, me 6 fëmijë me një bebe. Fëmijët e mi janë nevojë për psikologë, kërkoj mbrojtje për vete dhe fëmijët që të kthehem në shtëpi”, u shpreh mes lotësh Haspepa.

Ajo kërkoi që t’i krijohet mundësia të jetojë e qetë me fëmijët e saj, të cilët siç tha nuk kanë asnjë faj për konfliktet e babait të tyre, ashtu sikurse janë të pafajshëm fëmijët e viktimës.

 

Të fundit