Flash News

E-TJERA

Në hetim për mbetjet e rrezikshme, në arrest edhe drejtoresha e AKM-së, u emërua dy javë më parë nga KM

Në hetim për mbetjet e rrezikshme, në arrest edhe drejtoresha e

Prokuroria e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” edhe ndaj Marjeta Perlales, e cila më 15 janar të këtij viti u emërua drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM) me vebdim të Këshillit të Ministrave.

Masa është marrë në kuadër të të njëjtit hetim që lidhet me eksportin e dyshuar të paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme.

Në hetim për mbetjet e rrezikshme, në arrest edhe drejtoresha e

Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se Perlales është përfshirë në procedimin penal që ka çuar në lëshimin e dhjetëra masave sigurie ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve, si dhe përfaqësuesve të subjekteve private të lidhura me çështjen e kontejnerëve me mbetje të dyshuara toksike.

Hetimi përqendrohet te dyshimet për prodhimin dhe eksportimin e paligjshëm të mijëra tonëve mbetje të rrezikshme gjatë viteve 2020–2023, përfshirë hi dhe pluhur metalurgjik nga aktiviteti industrial në Elbasan. Sipas Prokurorisë, këto mbetje janë eksportuar drejt vendeve të huaja pa dokumentacion të rregullt dhe pa autorizimet ligjore përkatëse.

Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar dokumentacionin përkatës dhe materialet që lidhen me shitjen dhe transferimin e mbetjeve deri në vitin 2024, ndërsa po hetohen edhe shkelje të mundshme të legjislacionit mjedisor dhe trafikimi i mallrave të kufizuara.

Skandali mori përmasa ndërkombëtare pasi kontejnerë me mbetje të dyshuara toksike, të nisur nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës, u ndaluan nga autoritetet ndërkombëtare për shkak të deklarimit të pasaktë të përmbajtjes dhe mungesës së lejeve të vlefshme të eksportit.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë individuale dhe institucionale në këtë çështje, e cila konsiderohet një nga rastet më të rënda të dyshuara të shkeljes së ligjit mjedisor në vend.

Të fundit