Flash News

E-TJERA

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, lushnjari arrestohet në Kavajë

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, lushnjari arrestohet

Policia e Kavajës ka arrestuar një person të  shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Ndjekja”. Në pranga është vënë shtetasi Nikolla Dura (Duri), 59 vjeç, banues në Lushnjë.

Sipas burimeve zyrtare, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Firences, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Të fundit