Flash News

E-TJERA

Në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasjeje, arrestohet shqiptari në Greqi

Në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasjeje,
Foto Ilustruese

Një 53-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasjeje, është arrestuar nga policia greke.

Mediat greke raportojnë se 53-vjeçari u vu në pranga nga forcat e policisë së Departamentit të Kërkimit të Sigurisë së Atikës. Ndaj shqiptarit është dhënë një urdhër arresti për tentativë vrasjeje në Shqipëri.

I arrestuari është dërguar në Prokurorinë e Apelit të Athinës dhe pritet vendimi për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Të fundit