Flash News

E-TJERA

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet Myzafer Binaj

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet
Foto Ilustruese/ Arrestim

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të  lëndëve narkotike.

Myzafer Binaj ka rënë në pranga pas një operacioni policor mes Policisë së Fierit në bashkëpunim me Interpol Tirana.

 41-vjeçari ishte në kërkim nga drejtësia italiane pas një urdhër-arresti të dhënë nga Gjykata Messina, në Itali, në korrik 2019.

Njoftimi i plotë i policisë:

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Strukturat e DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe ndaluan një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal".

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mallakastër dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit M. B., 41 vjeç, banues në fshatin Drizar, Mallakastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Messina, Itali, në korrik 2019, i ka vendosur urdhër-arresti për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal". 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit