Flash News

E-TJERA

Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje me armë, arrestohet në Kukës 25-vjeçari nga Shkupi

Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje me armë,

Një shtetas maqedonas, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria për "Vjedhje me armë", është arrestuar nga Policia e Kukësit në bashkëpunim me Interpol Tiranën.

25-vjeçari u ndalua në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, pasi gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem rezultoi person në kërkim ndërkombëtar.

Njoftimi i plotë:

Policia në bashkëpunim me Interpol Tiranën, vë në pranga një shtetas maqedonas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria.

Arrestimi provizor i 25-vjeçarit, me qëllim ekstradimi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të shtetasit R.M., 25 vjeç, banues në Shkup.

Shtetasi R.M., u ndalua në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, pasi gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Austria.

Gjykata e Vjenës, Austri, me vendim penal të datës 29.01.2018, ka lëshuar urdhër-arresti për këtë shtetas, për veprën penale "Vjedhje me armë".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit