Flash News

E-TJERA

Në kërkim nga Italia, arrestohet 46-vjeçari në Golem

Në kërkim nga Italia, arrestohet 46-vjeçari në Golem

Një 46-vjeçar, është arrestuar në Golem,  pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për trafik droge.

Aksioni për kapjen e tij erdhi “në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera ndërmjet zyrave homologe të Interpolit”, njoftoi policia.

Gjykata e Firences i ka caktuar 46-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprimtaritë kriminale të posedimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, të kryera në kuadër të organizatës kriminale.

.

Të fundit