Flash News

E-TJERA

Në kërkim nga Italia për organizatë kriminale, arrestohen nënë e bir

Në kërkim nga Italia për organizatë kriminale, arrestohen

Dy persona, nënë e bir, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, janë arrestuar në Tiranë.

Dëshira Goseni, 63 vjeçe, dhe Eduard Goseni, 44 vjeç, u arrestuan në “Rrugën e Dibrës” të akuzuar për organizatë kriminale dhe trafik droge.

Gjykata e Veronas iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve në Itali.

Të fundit