Flash News

E-TJERA

Në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar për vrasje, vetëdorëzohet Armando Marku

Në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar për vrasje,

Armando Marku, i shpallur në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar, është vetëdorëzuar këtë të martë në Policinë e Tiranës.

26 vjecari, sipas autoriteteve të huaja akuzohet për vrasjen e një ish-snajperisti në Hartlepool të Anglisë, ngjarje e ndodhur në vitin 2019.

Për këtë ngjarje në Bruksel në muajin dhjetor është arrestuar edhe shqiptari Sajmir Dodoveci.

Ish-snajperisti, Hemawand Ali Hussein u gjet i vdekur në një pronë në Hartlepool në shtator 2019 i qëlluar me armë zjarri.

Lidhur me vrasjen e tij janë dënuar edhe 4 persona të tjerë, përkatësisht Eugert Merizaj, 33 vjeç, me 32 vjet burg, Noza Saffari, 42 vjeç, u dënua me 15 vjet burg, Dorian Pirija, 36 vjeç, u dënua me 19 vjet burg si edhe Qazim Marku, 28 vjeç, u dënua me 19 vjet burg.

Të fundit