Flash News

E-TJERA

Në kërkim për vrasje në Tiranë, arrestohet në Rinas 26-vjeçari

Në kërkim për vrasje në Tiranë, arrestohet në

Bie në prangat e policisë një person i shpallur në kërkim për vrasje. Policia bën me dije se është arrestuar në Rinas Henri Gjalpi, 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi në mars të këtij viti në rrugën “Vaso Pasha”, G. T., 46 vjeç. Ky i fundit humbi jetën në spital.

 “Arrestohet Henri Gjalpi, 26 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”.

Më datë 31.03.2023, në rrugën “Vaso Pasha”, shtetasi H. Gj. është konfliktuar me shtetasin G. T., 46 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore. Gjatë këtij konflikti, ka ndërhyrë edhe shtetasi A. Gj., i cili ka goditur shtetasin H. Gj. Si pasojë e dëmtimeve, 46-vjeçari ka ndërruar jetë në spital”, sqaron policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit