Flash News

E-TJERA

U plagos me tre plumba në Shkodër, Vinçens Piroli tregon pse iu drejtua Spitalit të Lezhës

U plagos me tre plumba në Shkodër, Vinçens Piroli tregon pse iu

Vinçens Piroli u plagos mbrëmjen e djeshme me tre plumba me një pistoletë me sienciator. Mësohet se Piroli është qëlluar pas shpine teksa ishte duke ecur. Dy plumba e prekën Pirolin në pjesën e brinjëve, ndërsa një tjetër në shpatull.

Pak pas plagosjes, Piroli ka njoftuar familjarët. Ishte një miku i tij që e dërgoi për mjekim në Spitalin e Lezhës, megjithëse plagosja ndodhi në Shkodër.

Nga dëshmia e parë e34-vjeçarit të plagosur për policinë, mësohet se Piroli ka deklaruar se i është drejtuar Spitalit të Lezhës dhe jo atij të Shkodrës, pasi ndjehej më sigurt. Një mik i tij e çoi në spital dhe më pas u largua, çka ka ngjallur edhe dyshime të tjera.

“Ndihem më i sigurt në spitalin e Lezhës se në Shkodër, prandaj erdha këtu”, mësohet t'iu ketë thënë hetuesve.

Më tej i plagosuri është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Vinçens Piroli u qëllua me armë nga një person ende i paidentifikuar.

Piroli nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje në Mal të Zi, ku në korrik të vitit 2021 Piroli bashkë me një shqiptar tjetër, kanë ekzekutuar shtetasin malazez Momçillo Gjurishiç. Dyshohet se atentati ndaj Pirolit të jetë bërë për hakmarrje.

Të fundit