Flash News

E-TJERA

Në kërkim për aferën e inceneratorëve, arrestohet Etleva Kondi

Në kërkim për aferën e inceneratorëve, arrestohet

Arrestohet anëtarja e komisionit të inceneratorëve Etleva Kondi.

Ajo ishte shpallur në kërkim pas urdhrit të SPAK për aferën e inceneratorit të Elbasanit e Fierit dhe ndaj saj ishte marrë masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ në mungesë.

Kondi ka qenë në Itali për kurim, dhe sapo është kthyer në Tiranë, është drejtuar drejt Policisë së Tiranes.  

Kondi akuzohet për “Shpërdorim detyre”, në bashkëpunim. Për aferën e inceneratorëve, SPAK ka lëshuar 14 urdhër-arreste, ndërsa në burg janë ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka, deputet i PS-së, Alqi Bllako, dhe për 12 zyrtarë të tjerë, ndërkohë që vijojnë të jenë në kërkim, Stela Gugallja, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

 

Të fundit