Flash News

E-TJERA

Në kërkim për vrasjen e vëllezërve Bilali dhe Endri Mustafës, arrestohet në Turqi Ibrahim Lici

Në kërkim për vrasjen e vëllezërve Bilali dhe Endri
Ibrahim Lici

Arrestohet në Turqi i shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare Ibrahim Lici, i cili figuron në listën e Interpol Tiranës me disa akuza të rënda.

Sipas Ora News, arrestimi është bërë nga autoritetet turke në 19 tetor te këtij viti, ndërsa rezulton se ishte larguar në Turqi që në 24 korrik të vitit të kaluar.

Menjëherë pas marrjes së informacionit për kapjen e tij në Turqi, autoritetet shqiptare kanë kërkuar ekstradimin e tij në Shqipëri për tu përballur me drejtësinë.

Ibrahim Lici, djali i ish-këshilltarit bashkiak Mustafa Lici, dyshohet si autori kryesor i vrasjes së dy vëllezërve Bilali në Shkodër, por edhe për bashkëpunim në ekzekutimin e Endri Mustafës në maj 2021.

Pas ngjarjes policia arrestoi Arsen Stojkun 29 -vjeç dhe Mislim Ramën 23 -vjeç, ndërsa kishte shpallur në kërkim Ibrahim Licin.

Të gjithë bashkë, referuar provave policore, dyshohet se morën pjesë në ekzekutimin e vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali më 30 mars 2019 ne Shkodër.

Të fundit