Flash News

E-TJERA

Në kërkim për skandalin e mikrokredive, arrestohet përmbaruesi gjyqësor Alban Kote

Në kërkim për skandalin e mikrokredive, arrestohet

Policia e Tiranës ka arrestuar një 43-vjeçar, Alban Kote, për shpërdorim të detyrës. Ai ishte në kërkim për një dosje të mikrokredive, në të cilën janë hetuar gjithashtu 8 persona të tjerë.

Shtetasit e përfshirë në këtë skandal kishin blerë kredi të këqija nga një bankë e nivelit të dytë dhe detyronin qytetarët që për t’i shlyer, të merrnin kredi të tjera, duke i bllokuar llogaritë bankare në rast se nuk e përmbushnin detyrimin. Vlera e këtyre llogarive arrinte deri në 500 fish të shumës së kredisë fillestare.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ekzekutuan vendimin penal për shtetasin A. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka vendosur masën e sigurimit personal ‘Arrest në burg’ për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’,” njofton policia.

Të fundit