Flash News

E-TJERA

Në kërkim për trafik d*oge, i dënuari arrestohet 100 m larg SPAK

Në kërkim për trafik d*oge, i dënuari arrestohet 100 m larg

Islam Sefa, i shpallur në kërkim për trafik droge, është arrestuar sot vetëm 100 metra larg Prokurorisë së Posaçme. Sefa u kap teksa qëndronte ulur në një kafe.

Sefa u pikas nga agjentet e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ai është dënuar me 10 vite burg me gjykim të shkurtuar nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion për një sërë veprash penale.

Islam Sefa kërkohej për trafik droge dhe ndaj tij kishte masë “arrest në burg” në mungesë, vendosur nga GJKKO, lidhur me një dosje të SPAK për drogë në Gjermani.

GJKKO la në fuqi masën “arrest në burg”, ku Sefa dyshohet për 9 episode të trafikut të drogës në periudhën 2020-2021.

 

Të fundit