Flash News

E-TJERA

Në krye të detyrës edhe gjatë festave, profesionet që punojnë natën e ndërrimit të viteve

Në krye të detyrës edhe gjatë festave, profesionet që

Nata e ndërrimit të viteve nuk i gjen të gjithë pranë familjeve, në tryezën e mbushur me gatime të shijshme. Profesionistë të disa profileve iu duhet të punojnë dhe gjatë periudhës së festave. Dita më e rëndësishme e kalendarit ata i gjen në punë.

Në krye të detyrës edhe gjatë festave, profesionet që

Por cilat janë këto profesione:

Punonjësit e bareve, restoranteve dhe të club-eve të natës. Ata kanë punë të shtuar për festa, pasi shumë njerëz zgjedhin ta festojnë jashtë natën e ndërrimit të viteve. Të nxitur nga pandemia restorantet ofrojnë dhe shërbimin e tyre ‘delivery’.

Në krye të detyrës edhe gjatë festave, profesionet që

Stafet mjekësore janë një tjetër kategori që punojnë dhe natën e ndërrimit të viteve. E përveç punës emergjecave që mund të ndodhin, ata presin dhe beben e parë të vitit. Bluzave të bardha do vazhdojnë të jenë heronjtë tanë edhe natën e ndërrimit të viteve.

Në krye të detyrës edhe gjatë festave, profesionet që

Gazetarët dhe operatorët e terrenit, si dhe punonjës të teknikës në televizione janë në krye të detyrës për të përcjellë atmosferën e ndërrimit të viteve.   

Në krye të detyrës edhe gjatë festave, profesionet që

Policia, shërbimet e zjarrfikësve dhe të emergjencës janë në shërbim 24 orë në ditë dhe festat nuk bëjnë përjashtim. Ata do të jenë në terren për të garantuar qetësinë publike.

Në krye të detyrës edhe gjatë festave, profesionet që

Personeli në aeroporte, porte dhe kufij nuk pushon për Vitin e Ri. Ai është në krye të detyrës, pasi udhëtimet vazhdojnë si normalisht. 

Në krye të detyrës edhe gjatë festave, profesionet që

Shërbimi i klientit për telefoninë celulare dhe internetit është një tjetër ketegori që punon dhe natën e ndërrimit të viteve. Ata janë aty për të zgjidhur problematikat që mund të kenë qytetarët.

Në krye të detyrës edhe gjatë festave, profesionet që

Taksistët ofrojnë shërbimin e tyre në çdo ditë të vitit dhe në çdo orë, duke mos bërë përjashtim as nata e Vitit të Ri.

Në krye të detyrës edhe gjatë festave, profesionet që

Shitësit e benzinatove janë në shërbim të qytetarëve edhe në ditë festive.

Në krye të detyrës edhe gjatë festave, profesionet që

Të fundit