Flash News

E-TJERA

Në listën e hakerave dhe emrat e Spiropalit, Peleshit dhe Kodhelit, policia: S’janë të dyshuar

Në listën e hakerave dhe emrat e Spiropalit, Peleshit dhe Kodhelit,

Emrat e dy ministrave dhe një ish-ministre socialiste rezultuan në listën e publikuar nga hakerat iranianë.

Sipas Report Tv bëhet fjalë për Elisa Spiropalin, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Niko Peleshi, Ministër i Mbrojtjes, si dhe ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Po sipas Report, Policia e Shtetit tha se asnjëri prej 2 ministrave dhe ish-ministres nuk janë të dyshuar.

Kategorikisht nuk janë të përfshirë në veprimtari kriminale apo në hetime për ngjarje kriminale, as dy ministrat dhe as ish-ministrja, po ashtu edhe shumë emra të tjerë të publikuar nga hakerat, në këto lista”, tha Policia.

Nga ana tjetër, edhe vetë ministrja Spiropali ka reaguar pasi te dhënat e saj u bënë publike nga hakerat që sulmuan sistemet në Shqipëri.

S’ka më jo turp, po as një minimum sensi logjik të kanaleve e të portaleve në raport me publikun, se për ndonjë ndjenjë minimale patriotizmi as bëhet fjalë! Hakerat e një vendi armiqësor me Shqipërinë postojnë lista me emra pa lidhje dhe këtu hidhen gjylet e akuzave absurde!

Thotë Saliu lista Memex, vu portalet lista Memex. Përgënjeshtroi Policia nuk është lista Memex, por lajmet e portaleve mbetën.

Shkurt, e hodhën ata një gur në lumë dhe tani o burra të gjejmë ç’lidhje ka Elisa, Niko, Mimi e të tjerë apo edhe disa gazetarë në listën e të dyshuarve të Policisë! Kanë vetëm një lidhje: Lidhjen mes keqdashësisë së atyre që e hedhin gurin dhe ligësisë së atyre që gjoja s’e nxjerrin dot! Qesharake!”, shkruan Spiropali në një postim në Facebook.

Në dosjen e publikuar nga hakerat iranianë gjenden gati 100 mijë persona të skeduar nga policia dhe tashmë ajo është publike në rrjetet sociale dhe kushdo mund të ketë akses.

Më hetrët, policia e shtetit ka dalë në një reagim zyrtarë duke thënë se të dhënat e shpërndara nuk kanë të bëjnë me “MEMEX”. Sipas tyre ky sistem i policisë nuk është prekur.

Të fundit