Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Në mungesë të shtetit ligjor, “ndërhyrja’ në Theth është dhunim

Tridhjetë e pesë vjet pas një reforme ligjore të njohur si “ligji 7501”, i miratuar në parlament nga deputetët e të dy partive kryesore politike, banorët e Thethit, ashtu edhe si ata të pjesës dërrmuese të Shqipërisë, nuk disponojnë tituj pronësie. Sipas logjikës formale, rreth 100 familje të fshatit të vogël malor, duhet të kenë marrë, fillimisht në përdorim, dhe më pas, në pronësi, një sipërfaqe toke prej 2 dynymësh për frymë, ose afërsisht 1 hektar për familje. Dhe që nga viti 1995, kur u bë ligji që kaloi tokën e marrë në përdorim “në pronësi”, deri në vitin 2025, kanë kaluar plot tridhjetë vjet dhe fshati i Thethit, ashtu si pjesa dërrmuese e Shqipërisë, nuk ka arritur të regjistrojë në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, pronësinë e këtyre parcelave të tokës.
Procedura e regjistrimit të një parcele toke në hipotekë nuk ngjan shumë e komplikuar. Qytetari dorëzon një kërkesë, plotëson disa dokumente dhe, brenda një muaji, zyrtari i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës konkludon se aksh parcelë toke në Theth është nën pronësinë e anëtarëve të familjes bujqësore që ka marrë, në vitin e largët 1995, të drejtën ligjore për ta pasur nën pronësi. Por, ose qytetarët nuk e kuptojnë se pronësia e tokës duhet të regjistrohet, ose zyrtari i hipotekës nuk e zbaton ligjin për të cilin paguhet nga taksat e qytetarit.
Sepse, nëse do të mundej të kishin regjistruar këto tituj pronësie, ata, me gjasa, do të mund të merrnin leje ndërtimi për të ndërtuar, njëqind, dyqind apo treqind metra katrorë nga parcelat dy dynymëshe të dhëna nga reforma, duke mos pasur frikë dhe duke mos u përballur me rrezikun e “ndërhyrjes” nga qeveria e Edi Ramës.
Qeveria e Edi Ramës, tashmë në vitin e trembëdhjetë të pushtetit, mundej, sipas të gjitha gjasave, të informohej se Thethi është një destinacion turistik dhe si i tillë, normalisht që ka nevojë për krevatë ku turistët të flenë dhe banja ku të kryejnë nevojat personale. Dhe në një situatë të tillë, nuk besoj se do t’i kushtonte shumë të krijonte një plan rregullues, të përcaktonte kritere për zhvillimin në përputhje me traditën e zonës, të ndalonin derdhjen e ujërave të zeza në lumë apo te siguronte shërbimet e tjera bazë.
Ndoshta e teproj por më duhet gjithsesi ta them se regjistrimi i pronave hyn te funksionet kyçe të shtetit. Nëse shteti nuk bën këtë, ai nuk mund të quhet shtet.
Megjithatë, fakti është që drejtorët e hipotekave, ndërsa nuk e kanë kryer funksionin e tyre ligjor, janë bërë në një numër të konsiderueshëm, kandidatë për deputetë, kjo veçanërisht gjatë qeverisjes së Edi Ramës.
Në mungesë të shtetit, pra të shtetit që mban regjistër pronësie dhe garanton pacënueshmërinë e pronës, qytetarët e Thethit, dhe të gjithë Shqipërisë, për shkak të nevojës natyrore për të ngrënë, janë shtyrë të mbijetojnë. Në rastin e Thethit, ajo që po shihet në masë është përdorimi i kasolleve prej druri si dhoma për turistët. Banorët thonë se kanë gjetur këtë zgjidhje për të jetuar, dhe asgjë më shumë se sa për të jetuar, në kushtet kur shteti nuk regjistron titujt e pronësisë, nuk bën plane urbanistike dhe nuk jep leje ndërtimi.
Marjana Koçeku, deputetja e re socialiste e qarkut të Shkodrës, nuk është dakord me ndërtimin me kasolle dërrase. Ajo mbështeti aksionin e qeverisë, e cila, dukshëm nën sikletin e dobësimit masiv të kredencialeve si forcë legjitime pas procesit të rinumërimit në Fier, ka gjetur rastin të tregojë dhëmbët para një fshati të vogël, gjë që na rikujton ato anektodat e kohës së komunizmit me qeverinë e Zogut që ia kishte bërë Kalcës 8 me 2.
“Dje ne Theth u prek nji plage qe po thellohej dita dites e që lidhet me identitetin dhe estetiken tone kulturore e natyrore. Plaga e ndertimeve pa identitet, pa historik e pa miratim ligjor, [SIC]” deklaroi deputetja Koçeku. “Kryeministri @ediramaal dhe Kryetari @becibenet kane ba nji nderhyrje te domosdoshme ne mbrojtje te fshatit Theth”, shtoi ajo.
Nga të gjitha këto nonsense të thëna brenda 55 fjalësh, shumë gjëra hanë debat. P.sh., puna e estetikës, identitetit dhe historisë dhe miratimit ligjor. Znj. Koçeku lë të kuptohet se nuk bie dakord me formën e gjetur nga banorët e Thethit me ndërtesa druri për të anashkaluar mungesën e shtetit ligjor, atij që regjistron titujt e pronësisë dhe miraton plane e kritere urbanistike, por nuk jep ndonjë alternativë se si e mendon ajo se duhet të ndërtohen strukturat turistike në Theth. Dhe ajo nuk ka sy për të pyetur, jo vetëm banorët e Thethit, por edhe @ediramaal dhe @becibenet se pse banorët e Thethit nuk janë në gjendje të marrin miratim ligjor për gjënë që duhet të jetë një procedurë rutinë, leje për të ndërtuar dhoma për t’i dhënë me qira për turistët.
Nga të gjitha këto, përdorimi i fjalës “ndërhyrje” është ajo më tronditësja. Ndërhyrja është një folje me kuptim pozitiv. Për shembull, kur sheh dikë në vështirësi, ndërhyn dhe e ndihmon. Kur sheh se, fjala vjen, nuk ka ujë, ndërhyn dhe bën ujësjellës. Në rast se sheh që fshati Theth ka nevojë për të ndërtuar që të mund të presë turistët, ndërhyn dhe bën plan urbanistik. Ajo që po shohim gjatë këtyre ditëve nuk është ndërhyrje. Është shembje, shkatërrim, dhunim.
Le të jemi të qartë, kioskat para kishës së Thethit ishin gjithashtu dhunim. Dhe nuk e vë në dyshim se në Shqipëri në përgjithësi, dhe ma ha mendja edhe në Theth, nuk mungojnë kokëkrisurit që ndërtojnë në mënyrë dhunuese. Por të dështosh të shohësh kontekstin në të cilin është kryer kjo batërdi ndërtimesh pa leje, të dështosh të shohësh përgjegjësinë e Edi Ramës si kryetar i shtetit në mungesën e shtetit ligjor, në mungesën e titujve të pronësisë dhe të planeve rregulluese, kjo është me të vërtetë e ekzagjeruar. Nga cektësia e mendimit të saj mbi çështjen të krijohet përshtypja sikur në Theth banojnë njerëz primitivë që nuk e dinë se çfarë është ligji, çfarë janë lejet e ndërtimit, çfarë është historia, çfarë është identiteti kështu që duhet t’i dërgojmë policë dhunues nga Tirana për t’i dhënë një mësim, ose për të bërë një “ndërhyrje”.
Znj. Koçeku dukshëm po bëhet me shpejtësi një ish-proletare, e cila u flet nga distanca banorëve të Thethit, disa prej të cilëve kanë gjithashtu mbiemrin Koçeku, duke i treguar se çfarë është ligji, çfarë është historia, identiteti e të tjera si këto. Normalisht që do të bënte mirë të bashkohej me banorët e Thethit për të kërkuar ndaljen e shembjeve për sa kohë shteti ligjor, ai që punon me dokumente pronësie, planifikim hapësinor dhe leje ndërtimi, të jetë krijuar./ BIRN
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38