Flash News

E-TJERA

Në pranga me urdhër të SPAK, si ish-gjyqtarja e Elbasanit tentoi të hakmerrej ndaj Saimir Kodrës?

Në pranga me urdhër të SPAK, si ish-gjyqtarja e Elbasanit tentoi

Prokuroria e Posaçme lëshoi 21 masa sigurie ku mes personave të përfshirë ka edhe ish-zyrtarë të drejtësisë.

Mes atyre që përfundoi në pranga ishte ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu, ndaj të cilës më herët është lënë në masë sigurie për lidhje me krimin e organizuar.

Nga përgjimet e SPAK, gjyqtarja Fetahu është përfshirë në një tentativë për t’u hakmarrë ndaj drejtuesit të emisionit “Stop”, Saimir Kodra. Ky i fundit e ka denoncuar në emisionin investigativ që transmetohet në Tv Klan çështjet korruptive të kësaj gjyqtareje.

Bisedat u publikuan në emisionin “Opinion”.

“I bën me dije gjyqtarja Pajtime Fetahu se ka dashur ta dëmtojë Saimir Kodrën, drejtues i emisionit investigativ “Stop”. Por në pamundësi për ta gjetur atëherë miqtë e tij, filani dhe filani, të cilët dyshohet se janë filani dhe filani, kanë djegur banesën e prindërve të tij (Saimir Kodrës). Nga biseda dyshohet se gjyqtarja Pajtime Fetah ka një shqetësim në lidhje me drejtuesin e emisionit “Stop” për të cilin personi me të cilin kjo flet thotë se do të hakmerret ndaj tij dhe shprehet se për atë që i ka bërë asaj do ta paguajë 10-fish. Biseda e përftuar është siç vijon thotë dhe është me fjalë të tmerrshme për Saimir Kodrën”, tha Fevziu.

Ndërkohë më tutje lexoi edhe bisedën në lidhje me Saimir Kodrën. 

“Në fakt unë doja ta dëmtoja direkt Saimirin. Ishte e pamundur, ruhej shumë. Flinte te “Plaza” vetë qeni, por do ta kap. Atë që të ka ba ty ai do ta paguajë 10-fish. Do më falësh që nuk jam marrë shumë me të, se e di jemi të ngarkuar. Ta kalojmë këtë valë, nuk të falet, do ta paguajë për atë që të ka bërë ty. Me atë jam marrë personalisht”, tha Fevziu.

Të fundit