Flash News

E-TJERA

Në timon nën efektin e lëndëve narkotike, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari në Tiranë

Në timon nën efektin e lëndëve narkotike, arrestohet në

Policia e Tiranë ka vënë në pranga një të ri, pasi drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.
Pasi iu nënshtrua testit të drogës, me aparatin AquilaScan S. D., 21 vjeç u arrestua në flagrancë, pasi rezultoi se drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.
“Gjatë kontrolleve policore, në rrugën “Xhanfize Keko”, është ndaluar drejtuesi i një automjeti, shtetasi S. D., 21 vjeç, të cilit, shërbimet e Policisë Rrugore i kanë bërë testin e drogës, me aparatin AquilaScan.
Pas testit, rezultoi se 21-vjeçari drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i tij, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, këtij shtetasi iu pezullua leja e drejtimit për 12 muaj, iu zbritën 10 pikë nga leja e drejtimit dhe iu vendos masa administrative 15.000 lekë të rinj, për shkeljen e nenit 185 të parashikuar nga Kodi Rrugor, “Drejtimi i mjetit nën efektin e lëndëve droguese”, matur me aparatin drogëtestues të markës “AquilaScan””, njofton policia.

Të fundit