Flash News

E-TJERA

Në trajtim prej ditësh pas infektimit me COVID-19, përkeqësohet gjendja e kreut të Kishës Ortodokse në Serbi

Në trajtim prej ditësh pas infektimit me COVID-19,
Foto Ilustruese/ Kreu i Kishës Ortodoske në Serbi, Patriarku Irinej

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e kreut të Kishës Ortodoske serbe, Patriarku Irinej.

Kisha Ortodokse Serbe njoftoi se këtë mëngjes se Patriarku kishte shfaqur përkeqësim të gjendjes shëndetësore pasi u zgjua me probleme me zemrën.

Mediat serbe raportojnë se, pas dhënies së trajtimit, gjendja e tij është mundur të stabilizohet.

“Këshilli i mjekëve specialistë vazhdimisht monitoron gjendjen shëndetësore të Shenjtërisë së Tij Patriarkut serb Irinej”, thuhet në njoftimin e Kishës Ortodokse Serbe.

Kujtojmë se, Patriarku Irinej rezultoi  pozitiv me COVID-19 pas një testimi rutinor në 5 nëntor. Mesa duket virusi vdekjeprurës ka përkeqësuar gjendjen shëndetësore të 90-vjeçarit.

Më tej, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka dhënë një mesazh ngushëllues ndaj Patriarkut, duke u shprehur se gjithë kombi është me të dhe pret që ta mposhtë virusin.

Të fundit