Flash News

E-TJERA

Negativ në testin antidoping, Briken Calja konfirmohet kampion bote në peshëngritje

Negativ në testin antidoping, Briken Calja konfirmohet kampion bote në

Të gjithë sportistët shqiptarë kanë rezultuar negativ në testin e antidopingut të kryer pas Botërorit të Peshëngritjes. Testi u zhvillua në Tashkent të Uzbekistanit, ndërsa rezultatet dolën këtë të enjte.

Mes tyre, është konfirmuar kampion bote në peshëngritje, edhe Briken Calja. Peshëngritësi garoi në peshën 73 kg, ku fitoi medaljen e artë në stilin e shkëputjes me 156 kg të ngritura, ndrësa në stilin e shtytjes dhe dygarësh, fitoi medaljen e argjendtë me 186 kg shtytje dhe 342 kg dygarësh.

Calja humbi medaljen e artë në Lojërat Olimipike të Tokios për vetëm 1 kg.

Të fundit