Flash News

E-TJERA

Negociata me Berishën për koalicionin? Meta: E pavërtetë! Është bërë në nivel sekretarësh

Negociata me Berishën për koalicionin? Meta: E pavërtetë!

Presidenti Ilir Meta ka mohuar të ketë pasur një marrëveshje me ish-kryeministrin Sali Berisha për koalicionin “Shtëpia e Lirisë”. Ai shton se nuk është marrë fare me këtë çështje.

I ftuar në studion e “Të Paekspozuarit”, presidenti tha se ka pasur një marrëveshje mes sekretarëve të përgjithshëm të të dyja palëve. Meta u shpreh se zgjedhjet e 6 marsit nuk janë në interesin e tij dhe parapëlqen mos të hyjë fare në këtë çështje.

“Marrëveshja mes Berishës e Metës, është tërësisht e pavërtetë. Ajo nuk është bërë as me Monikën e Saliun, por është bërë në nivel sekretarësh të përgjithshëm, Noka, Këlliçi, unë s’jam marrë fare më këtë gjë, bile as zgjedhjet e 6 marsit nuk janë në interesim tim, unë s’dua të hyj fare në këtë çështje. Teresisht e pavertete te kem bere negociata me Berishen per aleancen me LSI. Nuk kam ndikuar aspak per kete koalicion edhe me duket i natyrshem. Shqiptaret kurre nuk duhet te harrojne cfare tha Xhejms Bejker kur erdhi ne Tirane: Tani erdhi koha ti zgjidhni vete udheheqesit tuaj”, tha Meta.

Të fundit