Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Nga Genc Pollo
1- Komisioni i Festës nuk ka pse mblidhet
Para 10 vjetësh, në qershor 2014, kur Shqipërisë ju akordua “statusi kandidat për (anëtar) në BE” reagimi në Tiranë ishte superentuziast nga të gjitha krahët e politikës si dhe nga shoqëria. Qeveria Rama (PS) mbajti një pritje në Pallatin e Brigadave me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të mazhorancës e institucioneve shtetërore; Bashkia Tiranë (Basha, PD) organizoi njëkohësisht një koncert festiv në teatrin open-air pranë Shën Prokopit me pjesë nga Vivaldi, Moxarti e Zadeja. Asokohe entuziazmi për BE-në kishte arsye të ndryshme: liberalizimi i vizave ishte ende i freskët në kujtesë, Brukseli shihej ende si i vëmendshëm e kërkues ndaj demokracisë e shtetit ligjor si dhe përfitimet nga afrimi e anëtarësimi në BE dukeshin të prekshme.
Në kontrast me entuziazmin e festimet e v2014 atmosfera aktuale tre javë pas çeljes zyrtare të negociatave për anëtarësim në BE është e mefshtë. Reagimet përmblidhen në ndonjë konferencë shtypi, foto e video nga KM Rama e postime të gëzuara në rrjetet sociale nga përkrahësit e mazhorancës. Opozita, ndonëse pozitive, krahasuar me 2014 është më e përmbajtur. Publiku duket indiferent. Logjikisht nuk lipsej të ishte kështu pasi akordimi i statusit kandidat është vetëm një deklarim politik i BE-së i cili nuk ka bazë ligjore në traktatet evropiane. Ndërkohë që Traktati i Anëtarësimit që po fillon të negociohet është marrëveshja finale me Brukselin; ajo zëvendëson përfundimisht ato të mëparshmet: Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit të v.2006, e cila zëvendësoi Marrëveshjen për Bashkëpunim Tregtar dhe Ekonomik të v1992 (të dyja të nënshkruara nga qeveri të Partisë Demokratike).
Një arsye për mosfestimet zyrtare është e thjeshtë për t’u shpjeguar: në periudhën 2016-2018 KM Rama njoftoi solemnisht tre herë rresht çeljen e negociatave duke vijuar me festime plot shampanjë e fishekzjarrë. Madje në qershor 2018 u dha Medaljen e Kryeministrit katër ambasadorëve tanë në kryeqytete të rëndësishme të Evropës për kontributin e tyre të veçantë në këtë arritje (një vit më vonë u njoftuan kushtëzimet e reja të BE ndaj Shqipërisë, fillimisht të njohura si 9 kushtet e Bundestagut, për shkak të mangësive në demokraci e ligjshmëri). Kundrejt këtij sfondi është e kuptueshme vetëpërmbajta e përkorë e qeverisë. Nëse do të festonte për herë të katërt do të vilte veç qesëndi nga publiku. Por ky detaj nuk është më i rëndësishmi në raport me çeljen e negociatave. Pyetja që shtrohet është se kur dhe si do të bëhet Shqipëria anëtare e Bashkimit Evropian.
2-Kur mundet që BE të anëtarësojë Shqipërinë?
Supozimi mbi datën e anëtarësimit ka dy anë: së pari gatishmërinë e vullnetin e BE për të pranuar anëtarë të tjerë dhe së dyti arritjen nga shtetet kandidate të tërë standardeve të kërkuara për këtë anëtarësi. Për anën e parë: sipas ndonjë figure politike në Bruksel të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të pranohen anëtarë në v2030. Këto ide kundërshtohen publikisht nga të tjera figura që kujtojnë se rregulli i hekurt është merita e secilit shtet-kandidat, pra përmbushja e standardeve. Presidenti i Francës ka thënë se fillimisht duhet thelluar e reformuar BE-ja. Kancelari gjerman ka detajuar idenë se duhet reformuar vendimmarrja për zgjerimin dhe për politikën e jashtme: duke kaluar nga vendimi me unanimitet tek ai me shumicë të cilësuar (këtë ide e refuzojnë dhe e bllokojnë një varg shtetesh nga Finlanda tek Qipro për arsye gjeopolitike). Se kur kapërcehet ky ngërç nuk di t’a thotë kush.
3- Kur dhe si mundet të anëtarësohet Shqipëria në BE?
Ana e dytë është shumë më e rëndësishme se e para sepse standardet bazë të kërkuara nga BE janë të ashtuquajturat “Kriteret e Kopenhagenit”: shteti ligjor, demokracia, të drejtat e njeriut dhe ekonomia e tregut. Ato vlejnë për një jetë me dinjitet e begati të secilit në shtetin e vet e pastaj për anëtarësimin e shtetit në BE. Asnjë nga gjashtë shtetet kandidate të rajonit tonë nuk i përmbush këto kritere. Por kjo nuk do të thotë se aktualisht këto shtete janë aty-aty në raport me kriteret.
Po të lemë mënjanë Bosnje-Hercegovinën, e cila ka probleme kushtetuese të brendshme, nga pesë shtetet e tjera vetëm tre e përmbushin kriterin minimal të demokracisë: aftësinë për të ndryshuar qeverinë me votë. Kjo vlen për Kosovën, Maqedoninë e Veriut si dhe për Malin e Zi që nga v2020. Në Serbi e Shqipëri kjo nuk ndodh prej përkatësisht 12 e 11 vitesh. Shpjegimi pse nuk ndodh varion: nga pëlqyeshmëria/pazëvendësushmëria e “liderit të fortë” që ofron propaganda e pushtetit deri te pamundësimi i rotacionit demokratik nga ana e pushtetit të “liderit të fortë” përmes mjetesh antiligjore të shtetit e mafias siç komentojnë, përveç opozitarëve, edhe shumë ekspertë të Ballkanit.
Por cilindo shpjegim të preferojë lexuesi fakti i pamohueshëm mbetet se Serbia e Shqipëria janë në fazë të avancuar drejt një regjimi autoritar e kleptokratik (RAK). Pa ndryshuar radikalisht kjo situatë debati për anëtarësim të këtyre dy shteteve është shaka e hidhur. Nga ana tjetër ka pengesa të jashtme pa lidhje me kriteret evropiane të cilat bllokojnë Shkupin (Bullgaria), Prishtinën e Beogradin (marrëdhënia dypalëshe). Duke patur parasysh këto vetëm Mali i Zi përmbush kriteret minimale. A do të jetë në gjendje ky shtet të përmbushë standardet e 35 kapitujve të procesit të anëtarësimit dhe nëse po kur? Kjo është pyetje jo e kollajshme.
4- Përvoja serbo-malazeze me negociatat
Por një tjetër pyetje, ajo për efektin konkret të negociatave me Brukselin mbi standardet minimale merr përgjigje empirike nga përvoja e Malit të Zi dhe e Serbisë që filluan këto negociata përkatësisht në v2012 e v2014. Serbia pikërisht gjatë kësaj periudhe instaloi e konsolidoi regjimin autoritar e kleptokratik të Aleksandar Vučić-it. Kuptohet që kjo nuk ndodhi për shkak të negociatave e të BE-së; por gjithashtu kuptohet që negociatat me BE nuk e patën efektin pozitiv që shpesh ju atribuohet.
Mali i Zi nisi negociatat me Brukselin kur ishte qeverisur prej dy dekadash pa ndërprerje nga nië parti e vetme me të njëjtin lider. Kjo ndryshoi pas tetë vitesh në v2020 si pasojë e zhvillimeve politike të brendshme dhe pa lidhje e pa ndikim nga negociatat. Shembujt e mësipërm tregojnë se anëtarësimi në BE brenda kësaj dekade është në këto rrethana është një mirazh sa kohë BE do të jetë një union mbi vlerat e lirisë e demokracisë të garantuara nga ligjshmëria. Edhe angazhimi i KM Rama se “në v2030 do të jemi gati për anëtarësim në BE” është një tjetër broçkull propagandistike e tij. Mali i Zi, që konsiderohet më i avancuari në integrimin europian, në 12 vite ka negociuar e mbyllur vetëm tre kapitujt (ata më të kollajshmit) nga 35 syresh që përmban kuadri i negociatave. Me këtë ritëm anëtarësimi malazez në BE i bie të ndodhë mbas 130 vjetësh. Për Shqipërinë lexuesi mund ta bëjë vetë hesapin.
5-Dritëhijet e negociatave të vështruara me besim e me optimizëm
Kjo nuk do të thotë aspak që demokracia e shteti ligjor nuk mund të ndikohen pozitivisht nga marrëdhënia me Bashkimin Europian. Nisma të qeverisë Rama me pasoja shumë negative për vendin si “amnistia penalo-fiskale” (krejt pa precedent në botë) apo “pasaportat e arta” nuk do të ishin frenuar thjesht nga kundërshtimi i opozitës; ishte tabela STOP e Brukselit (e më gjerë e komunitetit ndërkombëtar) që bëri të mundur anulimin e tyre. Këto nisma nuk ishin të këqija vetëm për Shqipërinë; ato cenonin edhe sigurinë e Bashkimit Evropian. Megjithatë edhe për kaq lipset të jemi falënderues.
Në raste të tjera ka patur laksizëm nga BE, duke filluar nga Komisioni Evropian, në verifikimin e përmbushjes së kushteve të vendosura. Kështu ndodhi p.sh me marrëveshjet abuzive me palët emiratase për Portin Durrës që shkelin Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit; BE është mjaftuar me ndonjë qortim e pastaj ka mbyllur sytë. Po kështu edhe progres-raportet (tashmë quhen country reports) e Komisionit Evropian mbi Shqipërinë kanë qenë për vite me radhë zbukuruese të realitetit; ato tok me sjelljet e disa funksionarëve shërbyen si municion për propagandën e RAKut. Megjithatë disa elementë realistë janë shfaqur në raportet e dy viteve të fundit.
6- Dobia konkrete e “anëtarësimit me faza”
Me më shumë interes për Shqipërinë e për Ballkanin Perëndimor është qasja e re e ofruar vitin e shkuar nga BE që njihet si “anëtarësimi me faza” (staged accession). Ajo parasheh që shtetet kandidate, mbasi të përmbushin kushtet specifike, të kenë akses të plotë në programe e struktura që deri dje ishin të rezervuara për shtetet anëtare të BE-së.
Një shembull vjen nga Mali i Zi, i cili nw 1 janar 2025 do të anëtarësohet në Zonën Unike të Pagesave Euro (Single Euro Payment Area, shkurt SEPA). Kjo do të thotë që transfertat bankare me eurozonën do të ndodhin në çast dhe me tarifë zero. Çka do të ishte një përmirësim i dukshëm krahasuar me sot kur për çdo transfertë qytetarët e bizneset shqiptare paguajnë deri në 100 euro tarifë ekstra. Banka e Shqipërisë po punon prej muajsh për këtë hap dhe hyrja e vendit tonë në SEPA pritet të ndodhë vitin e ardhshëm .
Me interes do të ishte edhe anëtarësimi shteteve kandidate në Zyrën e Prokurorit Publik Evropian (European Public Prosecutor’s Office, shkurt EPPO) që mbulon abuzimet me fondet evropiane siç sugjeroi KM Albin Kurti para disa muajsh. Në këtë rast korrupsioni me IPARD-in nuk do të arkivohej nga prokurorët e përgjumur në Tiranë por me gjasë do të kishte akuza penale në nivel qeveritar.
Hapa si këto vlejnë për të integruar Shqipërinë në BE më shumë se sa retorika entuziaste, raportet iluzioniste e samitet bombastike. Vetëm se për anëtarësimin duhet patjetër të kalitet vullneti për standardet e durimi për udhën e gjatë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38