Flash News

E-TJERA

Negociatat/ Kryeministri i Sllovenisë: Në samitin e ardhshëm do të përparojmë me Maqedoninë dhe Shqipërinë

Negociatat/ Kryeministri i Sllovenisë: Në samitin e ardhshëm do

"Në samitin e ardhshëm është i mundur përparimi në procesin e zgjerimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë." Kështu ka deklaruar kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha këtë të martë para deputetëve në Strasburg.

Ai theksoi se për mendimin e tij ky është rasti dhe se në pesëmbëdhjetë vitet e fundit BE jo vetëm që nuk është zgjeruar, por edhe është tkurrur.

“BE bën hapa të mëdhenj përpara kur përqendrohet në gjërat, nëse zgjerimi bëhet tema e gjashtë në agjendë, ne kurrë nuk do të shkojmë në temë, nëse e ngremë çështjen do të jemi në gjendje të bëjmë hapa konkretë përpara, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mund të shkojmë përpara në samitin e ardhshëm në nëse të gjithë përqendrohemi në këtë, Komisioni Evropian do të ndihmojë, por është një vendim politik”, është shprehur ndër të tjera ai.

Jansha po planifikon të organizojë një samit në muajin tetor midis udhëheqësve të 27 vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor si një përpjekje për të fuqizuar raportet.

"Nëse nuk jemi të aftë ta realizojmë këtë, nëse nuk bëjmë një hap përpara në Ballkanin Perëndimor, atëherë këto veprime do të ndërmerren nga dikush tjetër, nga dikush që ka interesa dhe vlera të ndryshme", tha Jansha në Parlamentin Evropian në Strasburg.

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e mirëpriti deklaratën e Janshës duke thënë se samiti i tetorit do të "dërgojë një mesazh të rëndësishëm se këto vende janë partnerë thelbësorë strategjikë".

Kujtojmë se Slloivenia mori më 1 korrik udhëheqjen gjashtëmujore të BE-së.

Të fundit