Flash News

E-TJERA

Negociatat në PD, Lela: Ndarja ‘Berisha-Alibeaj’ artificiale, bashkimi është i mundshëm

Negociatat në PD, Lela: Ndarja ‘Berisha-Alibeaj’ artificiale,

Drejtori i Zyrës së Komunikimit në PD, Alfred Lela ka folur për bashkimin e demokratëve , të cilën e sheh si rrugën e drejtë për të rrëzuar qeverinë Rama.

I ftuar në emisionin ‘Open’, Lela tha se bashkimi është i mundshëm sepse ndarja ka qenë artificiale.

Është bashkim i vërtetë dhe është rruga e duhur. Një premisë është që a është Shqipëria në rrezik? Mendoj se gjithë këta njerëz këtë premisë duhet të kenë dhe nëse nuk e kanë, ka një problem. E dyta është bashkimi për një qëllim, dhe e treta rrëzimi i Ramës, dhe e fundit, politika bëhet për të mundur kundërshtarin dhe ardhja në pushtet, dhe kjo bëhet përmes bashkimit.

Ndarja për mua është artificiale, dhe bashkimi do ndodhe se ndarja ka qenë artificiale, kanë qenë ca zemërata, por asgjë thelbësore s’ka pasur”, tha Lela.

 

 

 

 

Të fundit