Flash News

E-TJERA

Nën masa ajrore të paqëndrueshme, si parashikohet moti në fundjavë

Nën masa ajrore të paqëndrueshme, si parashikohet moti në

Fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e sotme do të ketë mot me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut pritet të jetën të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.

Në zonat malore në jug dhe juglindje të vendit në lartësinë mbi 900-1000 metër reshjet do të jenë në formën e dëborës.

Dita e diel do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës në orët e mesditës dhe pasdite do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Era nga verilindja-juglindja me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila ditën e shtunë fiton shpejtësi deri në 12m/sek.

Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Nën masa ajrore të paqëndrueshme, si parashikohet moti nëNën masa ajrore të paqëndrueshme, si parashikohet moti në

 

Të fundit