Flash News

E-TJERA

Nëna hodhi foshnjën në lumë, drejtori i Maternitetit Shkodër: Do ta çonte në shtëpinë e fëmijës, nuk dha atësi

Nëna hodhi foshnjën në lumë, drejtori i Maternitetit

Një 32-vjeçare nga Shkodra tronditi opinionin publik pasi hodhi foshnjën e saj disa ditëshe në lumin Kir. Orjana Gremi është arrestuar sot, ndërsa trupi i pajetë i foshnjës u gjet në Postribë.

Për rastin e 32-vjeçares, ka folur drejtori i Maternitetit të Shkodrës, Senad Halluni. Në një prononcim për mediat, Halluni ka thënë se 32-vjeçarja e kishte lindjen e saj të parë dhe nuk ka shfaqur probleme të shëndetit mendor.

Halluni tha se ajo kishte kërkuar fillimisht ta dorëzonte në shtëpinë e fëmijës dhe nuk kishte pranuar të jepte atësi, por më pas ka vendosur ta marrë foshnjën nga materniteti.

“32-vjeçarja ka ardhur për lindje me 30 dhjetor. Ka qenë lindja e parë. Janë kryer të gjitha proçedurat. Zonja ka refuzuar regjistrimin e atësisë së fëmijës. Ka pasur lindje normale me 30. Zonja ka kërkuar dorëzimin në shtëpinë e foshnjës. Kemi njoftuar drejtorinë e shtëpisë së foshnjës për proçedurat. Zonja ka punuar në një ndërmarrje këpucësh. Me datë 4 kemi kryer proçedurat për tu transferuar në shtëpinë e foshnjës, ajo ka refuzuar më pas. Ka nënshkruar që merr përsipër marrjen e foshnjës. Ajo nuk ka shfaqur probleme të shëndetit mendor. 32-vjeçarja rezulton se është e vetme dhe banon në Golem”, deklaroi Halluni.

Të fundit