Flash News

E-TJERA

Nëse ikën Dule, a bëhet Ori deputete? Moderatorja sqaron mbështetësit për peticionin online

Nëse ikën Dule, a bëhet Ori deputete? Moderatorja sqaron

Moderatorja Oriela Nebijaj kandidoi nën siglën e PD-së në zgjedhjet e 25 prillit, por nuk arriti që të merrte dot mandatin e deputetit edhe pse mori 5599 vota preferenciale, shumë më tepër se disa prej kandidatëve në listën fituese të Qarkut Tiranë.

Në rrjetet sociale qarkullon një peticion, ku kërkohet që ajo të futet në Kuvend në vend të Vangjel Dules, i cili kishte vetëm 848 vota. Ajo ka sqaruar fansat e saj se në Kuvend mund të futet vetëm në rast dorëheqje të një deputeteje femër nga PD në listën e Tiranës.

“Peticioni online për të më çuar në parlament ishte ‘qershia mbi tortë’. Të gjithë më përgëzuan, ishte një ndjesi kontradiktore se teksa humbëm, të gjithë gjenin kohën dhe energjinë për të më uruar mua për rezultatin e mirë që kisha në kandidimin tim të parë. Unë hyj në parlament vetëm nëse heq dorë një femër. Besoj se e kanë vënë re të gjithë paqartësinë e madhe për këto zgjedhje. Edhe nëse Dule ikën, nuk hyj unë. Nuk ka faj Vangjel Dule për mandatin tim dhe nuk ka përse t’i shkojë atij përgjegjësia morale.  Një gjë është e vërtetë, qytetarët, ata që votojnë dhe duan të flasin me votën e tyre janë më shumë se ata që manipulojmë votën. Por, është diçka që të bën të ndihesh mirë. Është një rrugë e gjatë për t’u parë deri në fund, por padiskutim ishte e kënaqshme", deklaroi Oriela Nebijaj në emisionin "Breaking".

Të fundit