Flash News

E-TJERA

Nesër kthjellime dhe reshje, mësoni parashikimin e motit

Nesër kthjellime dhe reshje, mësoni parashikimin e motit

Nesër, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme. Moti pritet të jetë me kthjellime të alternuara me vranësira, ndërsa në orët e mesditës dhe pasdite, në zonat malore të veriut dhe qendrës, do të ketë reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë nga lindja me shpejtësi mesatare prej 6 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit dhe zonave luginore, shpejtësia do të arrijë deri në 10 m/s. Deti parashikohet të jetë i qetë, me forcë 1-2 ballë.

Temperaturat do të variojnë:

Zonat malore: 7°C deri në 21°C
Zonat e ulëta: 15°C deri në 27°C
Zonat bregdetare: 15°C deri në 26°C

Të fundit