E-TJERA

Nesër mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Kosovë/ Pas "përplasjeve" për "Open Balkan", vijnë marrëveshjet e bashkëpunimit

Nesër mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Kosovë/ Pas

Nesër do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës në Elbasan. Kryeministri Edi Rama ka kujtuar publikun për takimin e nesërm përmes një postimi në Facebook, ku shkruan: Nesër mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Elbasan.

Nesër mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Kosovë/ Pas

Kjo do të jetë mbledhja e 7-të e përbashkët mes dy qeverive, ku pritet të nënshkruhen edhe disa marrëveshje të rëndësishme. Ndër marrëveshjet që do të nënshkruhen mund të përmendim njohjen e periudhave të sigurimeve shoqërore dhe lehtësimin e procedurave për lejet e qëndrimit në shtetet përkatëse.

Përveç fushës sociale, marrëveshje do të nënshkruhen në ekonomi, arsim, diplomaci, shkencë dhe kulturë. Këto marrëveshje kanë synim thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve shqiptare.

Më herët, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka konfirmuar se në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, “do të bëhet një rikalim i të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara deri tani, përgjatë gjithë cikleve të mbledhjeve ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Kosovës”.

Sipas Xhaçkës, “bëhet fjalë për 86 marrëveshje të lidhura përgjatë gjithë kësaj periudhe”. Por raportet mes Tiranës zyrtare dhe Prishtinës përgjatë kësaj periudhe kanë qenë dhe të vështira për shkak të qëndrimeve të ndryshme për "Open Balkan".

Teksa kjo nismë është mbështetur fuqishëm nga kryeministri Edi Rama, po kaq fuqishëm është kundërshtuar nga homologu Albin Kurti, i cili është shprehur se "Open Balkan" është kundër interesave të Kosovës.

Rama i ka përcjellë shpesh mesazhe politikës kosovare se Shqipëria s'do të jetë peng e qëndrimit të saj përkundrejt kësaj nisme, duke i kërkuar të lërë pas të shkuarën dhe të shikojë nga e ardhmja. E ndërsa kryeministri shqiptar i bën këtë kërkesë, provokimet nga Serbia vazhdojnë, mjafton të kujtojmë tensionet pas vendosjes së reciprocitetit të targave.

Të fundit